LajmeRajon

Zgjedhjet në veri/ Lista Serbe e ka humbur fuqinë, Qeverisë i kërkohet koordinim me institucionet e sigurisë

Njohësit e çështjeve të sigurisë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar sa i përket çështjes së organizimit të zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ata kanë bërë thirrje që zgjedhje të organizohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, EULEX, OSBE e NATO, që siguria e qytetarëve të jetë e garantuar duke u bazuar në zhvillimet e fundit ne atë pjesë të vendit. Sipas tyre Qeveria duhet që të jetë vigjilent që të ua mundësoj edhe partive të tjera politike serbe në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhje, pasi sipas tyre, Lista Serbe ka humbur fuqinë e saj që ka pasur në ato komuna.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, i tha Ekonomia Online, se Kosova po mundohet të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, është afruar koha e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të rregullta ato në veri do të mudn të mbaheshin në të njëjtën kohë.

“Në fakt kjo përpjekje deri më tani është minuar duke bërë disa lëvizje të cilat themi të drejtën nuk kanë qenë lëvizje që realisht mund të organizojnë zgjedhje. Keni parë që është bërë përpjekje për një lloj peticioni për cilën neve kemi thënë në vazhdimësi se është i pamundur por që nuk është bë përpjekja reale që të kërkohet nga kryetarët e katër komunave shqiptarë në këto komuna serbe të largohen të japin dorëheqje dhe të organizojnë zgjedhje të lira”.

“Në rast se do të ndodhte kjo atëherë do të kemi zgjedhje, në fakt në vetëm jemi afër zgjedhjeve lokale mund të themi se tani është afruar edhe koha normale për të mbajtur këto zgjedhje ndoshta institucionet e Republikës së Kosovës po tentojnë që ky proces të prolongohet deri në afatet e rregullt për zgjedhje lokale”, tha ai. 

Elezi tha se në rast të organizimit të zgjedhjeve në veri garantuesi i tyre duhet që të jetë Policia e Kosovës e koordinuar me KFOR-in dhe struktura tjera të sigurisë siç janë UNIMIK-u dhe EULEX-i.

“Por nëse  do të kishe zgjedhje lokale në atë pjesë mendojë që garantues i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë Policia e Kosovës e koordinuar me KFOR-in dhe struktura tjera të sigurisë siç janë UNIMIK-u dhe EULEX-i dhe po ashtu të këtë një monitorim serioz dhe strikt nga organizata për Siguri dhe bashkëpunim Evropian e cila në vazhdimësi kanë mbështetur organizimin e zgjedhjeve. Në të kundërtën do të kemi probleme fillimisht me sigurinë nëse nuk do të kemi prani të theksuar të forcave të NATO-së për faktin që qytetarët serb mund të përplasen me Policinë e Kosovës dhe po ashtu mund të kemi një proces i cili mund të kontestohet nëse nuk do të kemi OSBE të pranishme për të konstatuar rregullsinë e zgjedhjeve që do të mbahen”, tha ai.

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, tha se kërkesa e Listës Serbe që zgjedhjet të mbahen në veri e ka një hile, ngase sipas tij, kjo parti mund të determinoj zgjedhjet.

Sipas tij, Lista Serbe nuk mund të pyetet se kur duhet të mbahen zgjedhjet, sepse ajo nuk është partia e vetme serbe në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button