LajmeMaqedoni

Zgjedhjet për kryeministër, Millatoviç: Duhet konsensus mes partive në Malin e Zi

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç deklaroi se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur, por me dakordësinë e të gjitha palëve.

I pyetur mbi nismën e kryeministrit Dritan Abazoviç për anulimin e dekreteve të firmosura nga Gjukanovic, presidenti tha se kjo praktikë do të ndryshojë.

“Është e rëndësishme që Mali i Zi të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo duhet të jetë me pëlqimin e të gjitha partive. Dëshiroj të ndërpres praktikën e Gjukanoviçit, e cila ishte në prag të keqpërdorimit të sistemit. Gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut.”

Ai theksoi se është e nevojshme të respektohet dekreti, që është ligjërisht në fuqi, duke iu referuar zgjedhjeve.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë një përfundim për atë dekret dhe unë si president, nga 21 maji, do të veproj në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Dekreti është në fuqi, kalendari zgjedhor ka nisur të veproje, listat dorëzohen deri më 16 maj. Kjo është situata.”

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim mbi kushtetutshmërinë e vendimit të Gjukanoviç për shpërndarjen e Kuvendit, pasi tre gjyqtarë votuan pro dhe tre kundër.

Më herët deputetët e shumicës, në nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjukanoviç, kërkuan që Gjykata, deri në marrjen e vendimit përfundimtar, të urdhërojë pezullimin e ekzekutimit të të gjitha akteve apo veprimeve individuale të bazuara mbi dekretin e presidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button