BotaLajme

Zgjidhja gjermane për luftën, Scholz: Rusia s’duhet të fitojë e Ukraina s’duhet të humbasë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kërkoi presidentit rus, Vladimir Putin, që ta ndalojë sulmin e pakuptimtë në Ukrainë, duke thënë se ndihmat gjermane ndaj ukrainasve, rezultuan me rezistencë ndaj forcave ruse.

Scholz i hodhi poshtë kritikat që u tha se ishte shumë i ngadalshëm për ta mbështetur Kievin, kur Berlini fillimisht refuzoi ta furnizonte Ukrainën me armatim. Duke folur për politiken gjermane, Scholz deklaroi se “Rusia nuk duhet të fitojë e Ukraina nuk duhet të humbasë”.

“Unë gjithmonë kam vendosur shpejt, së bashku me të gjithë të tjerët, i koordinuar me aleatët”, tha ai të dielën mbrëma për mediumin gjerman ZDF.

Duke folur për ndikimin e luftës në Ukrainë, kancelari gjerman tha se Berlini do të ndihmojë në rivendosjen e eksporteve të drithërave nga Evropa, për të shmangur një krizë ushqimore. Eksportet sipas Scholzit do të mund të bëhen nga Senegali.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk