LajmeMAQEDONI

Zhurnal alarmoi, Komiteti Helsinkit reagon ndaj Kunovskës pasi paralajmëroi për shfarosje të shqiptarëve

Shkup, 23 gusht – Komiteti Helsinkut për të drejtat e njeriut ka reaguar lidhur me kolumnën e cila nxitë konflikte të kota etnike në RMV, e shkruar nga kolumnistja Jagnulla Kunovska, e për ët cilën gjatë ditës së djeshme edhe Agjencia Zhurnal reagoi duke kërkuar përgjegjësi penale për të njejtën.

Jagnulla Kunovska në kolumnën e saj të titulluar “Çfarë i pret shqiptarët” ka shkruar dhe ka paralajmëruar se shqiptarët e Maqedonisë do të shfarosen dhe do të zhduken prej këtu sepse nëse shpallet luftë për ndarjen e Maqedonisë, bullgarët si një popull me maqedonasit do të bëheshin bashkë dhe do t’i shfarosin shqiptarët.

Komiteti Helsinkit sot ka reaguar duke thënë se liria e shprehjes është e drejtë themelore e çdo njeriu mirëpo çdo keqpërdorim i kësaj të drejte që shkakton pasoja negative serioze në shoqëri, nuk duhet të lejohet.

“Duke e ditur se personat publik dhe mediat luajnë rol të madh në ndërtimin e kohezionit social dhe multikulturor në shtet, Komiteti Helsinkit dërgon reagim në kolumnën e Jagnulla Kunovskës të publikuar në internet portalin PlusInfo. KH në periudhën e fundit ka porosit të kihet kujdes me përdorimin e retorikës publike e cila në vete përmbanë parashenja etnike sepse shpesh herë kjo keqpërdoret në rrjetet sociale dhe shkakton gjuhë të urrejtjes në përkatësinë etnike. Ky reagim vjen pikërisht përshkak faktit që autorja është person publik dhe në kolumnën e saj përmes interpretimeve analizohen ngjarje politike përmes prizmës së marrdhënieve ndëretnike, veçanërisht përmes caktimit të fajtorëve dhe armiqve të shpikur që çon drejt një paranoje shoqërore dhe direkisht ndikon mbi krijimin e diskursit i cili çon në përçarje mes grupeve, dhe e njejta ka për qëllim të shkaktojë lexueshmëri në bazë të emocioneve dhe jo argumenteve”, shprehen nga Komiteti Helsinkit.

Si tipi i kësaj kolumne, shprehen nga KH, shpesh përdoret për nxitjen e tensioneve dhe debatit publik në rrjetet sociale të cilat vetëm e nxehin më tepër urrejtjen.

Ata përsëri dërgojnë apel që të kihet kujdes me të drejtën e lirisë së shprehjes./Zhurnal.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button