Zjarret në pyjet e Kalifornisë veriore, mijëra banorë evakuohen nga shtëpitë e tyre

Një zjarr i madh po shpërtheu në Kaliforninë veriore, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Mijëra hektarë pyje dhe kullota janë shndërruar në hi pranë Oroville, ku autoritetet kanë kërkuar nga rreth 13,000 banorë që të evakuojnë zonën.

Fronti i zjarrit ndodhet disa dhjetëra kilometra larg Paradise, një zonë e prekur në vitin 2018 nga zjarri më vdekjeprurës në Kaliforni, me numrin zyrtar në atë kohë që arrinte në 85 të vdekur.

Rreth 400 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët, me ndihmën e avionëve dhe helikopterëve. Për shkak të thatësirës, ​​bimësia bëhet ‘lëndë djegëse’ për flakët, të cilat përhapen shpejt kur fryjnë erëra të forta, tha Shefi i Zjarrfikësve të Qarkut Butte, Garrett Solud.

Nga ana e tij, Sherifi Cory Honey jep alarmin për fishekzjarrët që përdoren për të festuar 4 korrikun (Dita e Pavarësisë në SHBA). Ndërkohë një e valë e nxehti ka përfshirë rajonin.

“Ne jemi në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme përpara një vale të nxehtit potencialisht të zgjatur, historike dhe potencialisht vdekjeprurëse,” paralajmëron Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA.