GostivarLajme

Zjetarët e Gostivarit kërkojnë rritje të vlerës së subvencioneve shtetërore

Subvencionet që ndanë shteti për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe zejtarët nuk duhet ta kenë vlerën e barabarët. Ky reagim vjen nga Lulzim Osmani, kryetar i Odës së Zjetarëve në rajonin e Gostivarit, i cili ka pritur në takim ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, dikaster i të cilit ka shpallje publike për subvencionin të zjetarëve. Osmani u ankua edhe për formën e njoftimeve përmes e-maileve që i lëshon ministria në fjalë për subvencionet. Jo të gjithë ndërmarrjet e vogla komunikojnë në formë elektornike thotë ai, dhe sugjeron që njoftimi të jetë me takime të drjetpërdrejta. Osmani shton se e ka njoftuar ministrin Durimishi se vlera e subvencionit për disa zanate duhet të rritet deri në 20 mijë euro, nëse duam që ato zanate të mos shuhen.

“Shteti ka subvencione që jep për të gjitha zanatet, pra për zdrukthtarë, berber, autolaker, etj., pra japin diku 5000 euro subvencione. Megjithatë, unë nuk pajtohem dhe e diskutuam këtë me ministrin se nuk mund të barazohet një berber dhe një zdrukthtar ose një autolaker me të njetën vlerë të subvencionit. Për shembull një autolaker blenë makina më moderne që janë prej 5000 eurove dhe s’ka para tjera për diçka tjetër, ose zdrukthtari blenë makineri 5000 euro dhe ai nuk mund të vazhdon më tej pasi i duhen para edhe për repromateriale. Mendimi im është se një zdrukthtari apo një autolakeri i duhen mbi 20 mijë euro, ndërsa për berber 5000 euro ndoshta mjaftojnë. Duket të ketë kategori dhe ndarje rreth asaj se me çfarë merret zejtari dhe ashtu ti jepet ndihma”, deklaroi Lulzim Osmani, kryetar i Odës së zjetarëve në rajonin e Gostivarit.

Osmani thotë se ministri Durmishi i ka premtuar që kërkesat e zjetarëve të Gostivarit, do të merren parasyshë.

“Ne kemi kërkuar dhe kemi biseduar me ministrin e ekonomisë dhe na premtoi se do të pranohen kërkesat tona. Por, do presim përgjigje si dhe sa do na ndihmojnë”, deklaroi Lulzim Osmani, kryetar i Odës së zjetarëve në rajonin e Gostivarit.

Ndryshe, zejtarët e rajonit të Gostivarit dhe Tetovës shfrytëzojnë më pak subvencione nga shteti, kjo si pasojë e mos-informimit në kohë. Ky rajon ka mbi 1200 zjetarë legal, kurse vitin e kaluar subvencione kanë marrë vetëm 89 zjetarë të këtyre dy qyteteve.

Show More

Related Articles

Back to top button