LajmeSport

“Zonja e Vjetër” fiton me spektakël transfertën e Leçe-s

“Bardhezinjtë” e Juventusit kanë arritur të fitojmë me rezultatin e thellë, 0-3, transfertën e “Via del Mare”, aty ku mposhtën Leçen, në kuadër të javës së 21-të të kampionatit italian, të futbollit, Serie A, për të bërë kështu një ndryshim goxha të madh, në renditjen e skuadrave.

Protagonist absolut mund të thuhet se ishte “bomberi” serb, Dushan Vlahoviç, i cili me dy gola në minutat e 59’ e 68’ ndihmoi skuadrën e teknikut, Masimiliano Alegri, të shkojë drejt fitores së radhës, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e madh mendoi qendërmbrojtësi brazilian, Bremer, i cili shënoi në minutën e 85’-të pas një asisti të Iling Junior.

Falë kësaj fitoreje, “Zonja e Vjetër” ngjitet në vendin e parë të kampionatit italian të futbollit, me skuadrën e Juventus, që shkon në kuotën e 52 pikëve, 1 më shumë se “zikaltërit” e Interit, me këta të fundit, që kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur, për shkak të Superkupës së Italisë, ndërsa skuadra e Le­çe-s mbetet në vendin e 14-të të tabelës, me 21 pikë.

Show More

Related Articles

Back to top button