LajmeRajon

Zv.drejtori i ARS-së, Isak Lazami hapi kampionatin botëror të shahut

Zëvendës drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Isak Lazami hapi kampionatin botëror të shahut që mbahet në Strugë nga 18 – 28 shtator 2023.

Hapja ceremoniale e kampionatit u bë më 18.09.2023 në hotel Izgrev në Strugë, në prani të një numri të madh të ftuarish, shahistë dhe përfaqësues zyrtarë, nga ana e zëvendës drejtorit të Agjencionit për Rini dhe Sport, z. Isak Lazamit, nga kryetari i FSHM-së Sasha Bogdanoviq dhe kryetari i nderit i komisionit për organizimin e manifestimeve nga Federata ndërkombëtare e shahut (FIDE) Ozgur Sulakoglu.

Lazami hapi ndeshjen e parë zyrtare në mes të Michael Adams, 8 herë kampion shahu në Angli dhe Rusell Granat.

 Ndryshe, që nga Olimpiada e Shahut e vitin 1972, kjo është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar nga Federata e shahut e Maqedonisë së Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button