BotaLajme

Zvicra e blinduar me 4 dhe 5 korrik, po përgatitet ta presin Zelenskyn

Lugano një qytet i Zvicrës do jetë dy ditë rresht nikoqir i një evenementi historik (4-5 korrik 2022), ku pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për të prezantuar në konferencën ndërkombëtare e donatoreve për rindërtimin e Ukrainës të shkatërruar nga Rusia e Putinit gjatë 130 ditëve lufte.

Samiti botëror në Lugano do ndiqet nga 300 gazetarë botëror, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Për këtë konferencë dedikuar Ukrainës gazetari i Le Canton27.ch e kishte marrur informacionin në Samitin Botëror në WE të Davosit nga Presidenti i Konfederatës Ignazio Cassis në WEF në Davos (Cassis: “A Lugano parleremo di ricostruzione”. Zelensky: “Grazie Svizzera”). Jo më pak se 40 shtete dhe 18 organizata ndërkombëtare (më shumë se 1000 njerëz) do të takohen gjatë një konference kushtuar tërësisht Ukrainës. Ngjarja do të mbahet më 4 dhe 5 korrik.

Ticino po përgatitet të presë një ngjarje me përmasa historike. Ne hotelin “Splendide Royal”

Përgatitjet e kësaj konference të donatoreve janë në rrugë të mbarë, ngjarja ka ngjallur reagime të shumta pozitive, por nuk mungojnë as ato negative edhe pse janë të paketa.

Konferenca duhet t’i japë një “fillim” rindërtimit të Ukrainës. Ky takim, në fakt, ishte planifikuar tashmë para luftës. Por ajo që u shpall si një “konferencë reformash” tani është kthyer në “Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës”.

Në fakt, Lugano përgatitet prej kohësh: “Qyteti po përgatitet për këtë ngjarje prej muajsh”, shpjegon menaxherja e komunikimit të Luganos, Ilaria Bignasci. I gjithë komunikimi kalon përmes Departamentit të Punëve të Jashtme (DFAE) në Bernë.

Për Luganon dhe Ticinon, kjo konferencë përfaqëson një sfidë të madhe, siç tha Presidenti i qeverisë Ticino, Claudio Zali (Lega):“Kjo ngjarje është edhe mundësi edhe barrë”

Është me të vërtetë e nevojshme të sigurohet siguria e pjesëmarrësve të shumtë dhe e vendit të ngjarjes, rreth qendrës së kongresit. Përveç delegatëve, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe gazetarë nga e gjithë bota.

Gazetari i Le Canton27.ch nga Lugano para hotelit Swiss Diamond: Delegacione dhe mysafire nga bota do vendosen edhe në hotelin e Pacollit.

Lugano sigurisht që ka përvojë në organizimin e konferencave, por këto janë përgjithësisht të një natyre mjaft shkencore. Për shembull, kongreset për limfomat malinje, të organizuara tradicionalisht nën drejtimin e onkologut të famshëm dhe ish-këshilltarit kombëtar të PS-së Franco Cavalli, mbledhin deri në 3000 njerëz. Por një kongres me dimension politik si ai për Ukrainën është një çështje tjetër.

Departamenti i Punëve të Jashtme në çdo rast ka marrë drejtimin. Hotelet më prestigjioze në Lugano tashmë janë rezervuar plotësisht për delegacionet gjatë ditëve të konferencës së Ukrainës.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar se qysh tani delegacionet kanë nisur të rezervojnë hotelet në Luganos ku pritet të jenë mbi një mijë mysafirë, midis tyre janë hotelet luksoze si “Splendide Royal”, “Grand Hotel Villa Castagnola” apo “Villa Principe Leopoldo” apo ai i biznesmenit me renome ndërkombëtar, Behgjet Pacollit, Swiss Diamond Hotel, Lugano (Mrcote) ku do të akomodohen krerët e qeverive, ministra si dhe pjesëmarrës e mysafirë të tjerë të rangut të lartë.

Sipas burimeve të mirë informuara, Volodymyr Zelensky duhet të qëndrojë në “Splendide Royal”, buzë liqenit, nëse presidenti ukrainas shkel në Lugano. Në këtë hotel simpatik Belle Époque kanë qëndruar shumë koka të kurorëzuara, por edhe personalitete të panumërta nga bota politike dhe kulturore.

Show More

Related Articles

Back to top button