LajmeSport

Zyrtare, futbollistja shqiptare firmos kontratë me Interin

Loreta Kullashi është transferimi më i ri te skuadra e Interit në kategorinë e femrave. Futbollistja shqiptare e cila është lindur në Finlandë, por e rritur në Suedi ka firmosur me klubin nga Serie A. 25-vjeçarja ishte pjesë e Rosengardit për katër vjet, por tani vishet “ziekaltër”

Ajo e njeh mjaftë mirë ligën italiane, pasi sezonin e kaluar luajti për Sassuolon në formë huazimi dhe shënoi pesë gola.

Kullashi është pjesë e Kombëtares së Suedisë që nga viti 2018.Pozita e saj është sulmuese, kurse Interit do t’i ndihmojë që t’i arrij objektivat e sezonit të ri 2024/25./Indeksonline/

 

Show More

Related Articles

Back to top button