LajmeSport

Zyrtare: Operohet Ibrahimovic, do të mungojë 7-8 muaj

Siç duket karriera e Zlatan Ibrahimovic ka ardhur drejt fundit.

Ibrahimovic sot iu është nënshtruar një operacioni, i cili do ta lë jashtë fushave për një kohë shumë të gjatë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Milanit ka vuajtur nga një problem në gju dhe sot është detyruar t’i nënshtrohet një operimi.

Sipas faqes zyrtare të Milanit, ky lëndim do ta mbajë sulmuesin jashtë fushave për 7-8 muaj.

Me shumë mundësi, Zlatan Ibrahimovic do të pensionohet në ditët e ardhshme./GazetaBlic Sport/

Show More

Related Articles

Back to top button