LajmeMaqedoni

Zyrtare, Xhud Belingam do të vesh fanellën e Real Madridit

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundit për transferimin e mesfushorit Xhud Bellingam. Reprezentuesi anglez do të jetë pjesë e 14 herë kampionëve të Evropës për gjashtë vitet e ardhshme. Raportohet se “Los Blancos” kanë paguar 100 milionë euro për transferimin e Belingamit.

“Real Madrid CF dhe Borusia Dortmund kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Xhud Belingam, i cili do të mbetet i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme.

Nesër, e enjte, 15 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Xhud Belinghamit, si lojtar i ri i Real Madridit. Më pas, Belingami do të dalë para mediave,” thuhet në komunikatën e Real Madridit.

Show More

Related Articles

Back to top button