I nderuar Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Timco Mucunski
Si kryetar i Shoqatës Kulturore “Rilindja” dhe si anëtar i këshillit territorial për emigracionin në provincën e qytetit të L’Aquila (kryeqyteti i rajonit Abruzzo në Itali)
Jam një nga të rinjtë e shumtë qytetarë të Maqedonisë së Veriut emigrantë të viteve 90’ ,për zgjedhjen e bërë nga prindërit të cilët kishin një objektiv të vetëm, krijimin e një të ardhme më të mirë për fëmitë e tyre.Përfaqësojmë gjeneratën e dytë në diasporë, të integruar më së miri në vendin ku jetojmë, por ende me lidhje të forta me vendlindjen. E gjitha kjo, falë shoqatave që kemi krijuar të cilat përveç punës për ruajtjen e origjinës,kulturës,traditave dhe gjuhës nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme , kryejnë edhe një rol të rëndësishëm në ndërmjetësinë e komunitetit tonë me institucionet lokale dhe me organet qeveritare të vendlindjës.
E gjithë kjo pati shumë rëndësi dhe institucionalitet falë figurës së ambasadorit, i cili prej vitesh mungonte në Itali, funksion i ushtruar këtu në Romë nga Shkëlqesia e Tij Vesel Memedi të cilit i shkon mirënjohja për një pun të madhe, pikë referimi serioz dhe të ekuilibruar mbi çështje tepër delikate dhe strategjike në lidhje me fatin e komunitetit tonë.
Për këtë arsye kam ndjekur me shumë zell thirrjen tuaj ministrore drejtuar Shkëlqesisë së Tij, nuk dua të kundërshtoj masat e mara prej jush (dmth ligjet ministrore) duke ju lënë të gjitha komentet përkatëse ekspertëve të politikës por ajo që ju kërkoj është zgjedhja e shpejtuar dhe riemërimi i ambasadorit ose në një emërim të ri!
Ne mbetemi optimistë, duke shpresuar se vendimet tuaja do të merren shpejt me vizionin të qartë dhe largpamës me ambicie euro-integruese.
Me respekt
Kryetari Shoqatës “Rilindja”
Salihi Abdula