GostivarLajme

Dita botërore kundër kancerit, mjekët: Ka shpresë për parandalim dhe trajtim!

Me rastin e Ditës Botërore kundër Kancerit, në Gostivar u organizua panel diskutimi, ku u fol për parandalimin, si dhe ofrimin e mbështetjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. Mjekët duke iu përgjigjur pyetjeve nga pjesëmarrësit, ndanë këshillat e tyre. Kryetarja e shoqatës “When in Trouble”, që e organizoi këtë panel, Biljan Bellovinova, theksoi se ideja është që së paku një ditë në vit t’u kushtohet pacientëve me kancer dhe t’u thuhet atyre se ata nuk janë vetëm në betejën e tyre.

“Shoqata jonë ‘When in Trouble’ mundohet që çdo vit t’u kushtojë të paktën një ditë këtyre pacientëve. Mundohemi t’u tregojmë se nuk janë vetëm dhe të ndërgjegjësojmë pak për këtë sëmundjes më të tmerrshme të ditëve të sotme. Nuk duhet vetëm staf mjekësor dhe jo vetëm mbështetje financiare, por secili prej nesh mund të jetë një mbështetje për pacientët me kancer. Ndaj apeloj që secili prej nesh t’i kushtojë vëmendje, nëse ka dikënd që po lufton me këtë sëmundje, të jetë një mbështetje, një shtyllë. Këta janë njerëz me ndjenja që kanë betejën më të madhe në jetë dhe ne duhet t’i mbështesim”.

Kirurgu torakal Nexhati Jakupi theksoi se po punohet në një zbulim të ri që duhet të kontribuojë dukshëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje të rëndë. Jakupi theksoi se së shpejti do të përdoret një vaksinë, e cila do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e të sëmurëve nga kanceri.

“Ditën e sotme e luftës kundër kancerit, bota e pret me një thirrja ‘le ta mposhtim kancerin’ është nxitur nga deklarata e administratës amerikane se shpikja epokale për të luftuar kancerin është në dukje dhe ajo është vaksina, e cila në fakt do të parandalojë kancerin, ashtu si shpikja kundër tuberkulozit ishte epokale në atë kohë. I gjithë planeti e pret këtë shpikje, është paralajmëruar për një dekadë të tërë dhe me siguri tashmë mund të shohim dritën në fund të tunelit dhe kancerin do ta shpallim si betejë të fituar”.

Mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër kancerit, sepse siç tha endokrinologia Sllagjana Maksimovska, mund të ndikohen këta faktorë dhe të zvogëlohen rreziqet nga kjo sëmundje.

“Ne nuk mund të ndryshojmë disa faktorë, si gjinia, gjenetika, vendbanimi, por mund të zhvillojmë zakone të një aktiviteti më të madh fizik, një dietë të shëndetshme dhe jo duhanpirje. Këta nuk janë vetëm faktorë rreziku për kancerin, por edhe për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera. Për fat të keq, përvoja jonë tregon se njerëzit i kushtojnë shumë pak rëndësi parandalimit dhe i drejtohen mjekut kur tashmë është vonë, kur kanceri është në fazë të avancuar, kur mundësitë për trajtim janë më të vogla”.

Në panel fjalim kishte edhe radiologja Ljubica Anastasieska. Ndryshe, Dita Botërore kundër Kancerit u vendos në Samitin Botëror për Kontrollin e Kancerit për Mijëvjeçarin e Ri, të mbajtur në Paris më 4 shkurt të vitit 2000.

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk