GostivarLajme

KF Arsimi Academy shkëlqen në Sarajevë

Fiton vendin e dytë dhe të katërt në turneun ndërkombëtar

Gjenerata 2014 e **KF Arsimi Academy** nën udhëheqjen e trajnerit Almir Rakipi ka arritur një sukses të rëndësishëm në turneun ndërkombëtar **“Sarajevo Trophy 2026”**, duke e përfunduar garën në vendin e dytë.

Ekipi i ri i Arsimit zhvilloi paraqitje të shkëlqyera gjatë gjithë turneut, duke u përballur me skuadra nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Shqipëria, Austria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Performancat e futbollistëve të rinj dëshmuan nivel të lartë loje, disiplinë dhe potencial të madh për të ardhmen.

Ky rezultat konsiderohet një dëshmi e punës serioze, përkushtimit dhe cilësisë që KF Arsimi Academy vazhdon të tregojë në zhvillimin e talenteve të rinj. Përveç pjesëmarrjes në turne prestigjioze ndërkombëtare, akademia po ndërton një bazë të fortë për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve.

Suksesi në Sarajevë përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e klubit drejt promovimit dhe zhvillimit të futbollit të të rinjve, duke konfirmuar se puna me moshat e reja po jep rezultate konkrete edhe në arenën ndërkombëtare.

Sukses në Sarajevo Trophy regjistroi edhe gjenerata 2013 e që u rendit në vendin e katërt. Ndryshe, KF Arsimi Academy drejtohet nga trajneri gostivaras me famë ndërkombëtare Mensur Jakupi.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk