Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq, nesër në Ohër, do të hapë Konsullatë të Republikës së Serbisë. Siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, në hapjen e konsullatës fjalim do të mbajë ministri Selakoviq dhe konsulli i nderit Mihajllo Filev, ndërsa të pranishëm do të ketë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut dhe Qyteti i Ohrit. Hapja zyrtare është caktuar për në ora 10:30, theksohet në kumtesën e MPJ-së serbe. Siç është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë, konsullata serbe në vendin tonë do të mbulojë komunat e Ohrit, Strugës, Vevçanit, Debarcës, Kërçovës, Dibrës dhe Qendër Zhupa.



