Për nënkryetarin e BDI-së Bujar Osmanin zgjedhjet e parakoshme parlamentare janë të domosdoshme pasi sipas tij, nëprmjet zgjedhjeve do të tejkalohet situate në të cilën ndodhen shqiptarët. Për Osmanin kjo qeverisje është incident pasi sipas tij, partneri I kolacionit është zgjedhur nga kryeministri Hrisijan Mickoski e jo nga votat e shqiptarëve.
“Nuk mund të udhëhiqet shteti me monoetnizëm, sepse këto metoda I kemi parë në të kaluarën edhe ën Kosovë. Kjo qeveri është incident, jo me patjetër BDI të jetë në qeveri, mirëpo të respektohet legjitimiteti I popullit, ajo parti që ka një votë më shumë, të bëhët pjesë e qeverisë. Nuk ka ofendim më të madh se të jesh i përzgjdhuri i kryeministrit e jo i përzgjedhuri i popullit” – tha Osmani.
Osmani thotë se me këtë udheheqje monoetnike po degradohet pozita e shqiptareve në vend. Sipas Osmanin, Ali Ahmeti i la shqiptarët dalëzotës, ndërsa pas 100 ditëve shqiptarët i kemi qiraxhi.
“Pozita e shqiptarëve po degradohet, nga një pozitë e popullit të kryeministrit të gjuhës zyrtare, po shndërrohet në një mas e cila nuk ka ndikim fare në këtë shtet. Ata të cilët vet thane që po të kemi një vote më pak japëm dorëheqe tash kërkojnë nga zotri Ahmeti kjo nuk është e drejt” – tha Osmani.
Sipas osmanit nëse në zgjedhjet e arshme VLEN fiton një vote më shumë do të pranojnë si fitues dhe përfaqsues të qeverisë edhe atë duke ju dhënë mbështetje, pasi sipas tij, ashtu siç është për momentin shqiptarët po nënçmohen, ka humbur kuptimi I demokracisë. /tvklan.mk/