Moti në mëngjes do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër lugina. Gjatë ditës kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, në viset malore me reshje të dëborës. Gjatë natës reshjet e shiut do të kalojnë në të dëborës edhe në disa vise më të larta. Në mëngjes do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë.
Në Gostivar moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes me mjegull ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë.