LajmeRajon

Presidenti Begaj uron për 80-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria u reshtua në anën e duhur të historisë

Presidenti Bajram Begaj, ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Begaj nderoi sakrificën e të rënëve për atdhe, duke thënë se “sakrifica e tyre është amaneti ynë”.

Postimi i presidentit Begaj:

80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.

Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.

Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.

Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!

 

Show More

Related Articles

Back to top button