LajmeMaqedoni

Policia Financiare me ankesë ndaj kryeprokurores Vilma Ruskoska

Policia Financiare ankohet për veprimet e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilat kërkuan dokumentacione në administratë javën e kaluar, pas një kontroll të detajuar.

Madje për këtë kontroll, është parashtruar ankesë deri te prokurori publik Joveski.

Administrata mendon se ka pasur të meta thelbësore në urdhrin e bastisjes, por edhe në mënyrën e veprimit, të cilat kanë dalë jashtë fushës së praktikës ligjore.

Administrata pretendon se kërkimi i ekipit të kryeprokurores Vilma Ruskoska ishte i pabazë, megjithëse ata thonë se i dhanë qasje të papenguar në ambientet e tyre për të zbatuar urdhrin.
Prokurorja Ruskoska javën e kaluar njoftoi se po veprojnë sipas kallëzimit të një qytetari për të verifikuar nëse ankesa ka bazë dhe për ta vërtetuar atë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk