Pavarësisht reagimit të gjerë kundër planit të tij për të marrë kontrollin e Gazës dhe për të rivendosur banorët e saj palestinezë, Donald Trump duket këmbëngulës. Duke folur për mediat ai tha se është “i përkushtuar” të “blejë dhe zotërojë” enklavën e shkatërruar, e cila është rrafshuar pothuajse plotësisht nga bombardimet izraelite që nga sulmet e 7 tetorit të vitit 2023. Gaza, tha ai, duhet të mendohet si një “vend i pasurive të paluajtshme” – dhe ai zbuloi një ide tjetër për rindërtimin e territorit. “Për sa kohë që ne e rindërtojmë atë, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë të tjera”, tha Tramp.
“Unë jam i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar Gazën. Për sa i përket rindërtimit të saj, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë të saj. Njerëzit e tjerë mund ta bëjnë këtë nëpërmjet kujdesit tonë. Por ne jemi të përkushtuar ta zotërojmë atë, ta marrim atë dhe të sigurohemi që Hamasi të mos kthehet më. Nuk ka asgjë për të lëvizur përsëri. Është një vend i rrënuar. Dua të them që ju nuk mund të jetoni në ato ndërtesa. Janë shumë të pasigurta. Ne do t’i lejojmë vendet e tjera të zhvillojnë pjesë të vendit. Do të jetë e bukur. Njerëzit mund të vijnë nga e gjithë bota dhe të jetojnë atje. Ne do të kujdesemi për palestinezët. Ne do të sigurohemi që ata të jetojnë bukur, në harmoni dhe në paqe dhe të mos vriten. Ky ka qenë vendi më i rrezikshëm kudo në botë për të jetuar. Hamasi ka qenë një fatkeqësi”, deklalroi Donald Tramp, President i SHBA-së. /Alsat.mk