BotaLajme

Erdogan: Askush s’e ka fuqinë ta largojë popullin e Gazës nga atdheu i tij

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur poshtë idenë e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza, duke thënë se “nuk ia vlen të merret në konsideratë apo të diskutohet”.

Në një konferencë për shtyp të hënë, presidenti Erdogan ka deklaruar se asnjë forcë nuk mund të dëbojë popullin e Gazës nga “atdheu i tyre i përjetshëm”, raporton AP.

“Dëshiroj ta them qartë këtë, propozimet e paraqitura nga administrata e re e SHBA-së në lidhje me Gazën, nën presionin e lobit sionist, nuk ia vlen të merren parasysh apo diskutohen nga këndvështrimi ynë”, u ka thënë Erdogan gazetarëve përpara se të nisej për një udhëtim në Malajzi.

“Askush nuk ka fuqinë për të larguar popullin e Gazës nga atdheu i tyre i përjetshëm”, ka shtuar ai.

Këto ishin komentet e para të presidentit turk për propozimin e Trumpit për të zhvendosur palestinezët nga Gaza.

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, e etiketoi propozimin si “të papranueshëm”.

 

Show More

Related Articles

Back to top button