
Plot 16 skuadra do të luajnë gjithçka për gjithçka, në duelet e kthimit të Ligës së Kampionëve që pritet të dhurojnë emocione të mëdha. Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë te dueli mes Real Madridit dhe Mançester Sitit, i cili do të luhet të mërkurën e 19 shkurtit. Ndërkohë që katër përballjet që u luajtën mbrëmjen e së mërkurës do të luajnë të martën e 18 shkurtit.
NDESHJET E KTHIMIT
18.02.2025 (e martë)
Milan-Fejenord (0-1) ora 18:45
Benfika-Monako (1-0) ora 21:00
Atalanta-Klub Brizh (1-2) ora 21:00
Bajern Munih-Sëlltik (2-1) ora 21:00
19.02.2025 (E mërkurë)
Borusia Dortmund-Sporting Lisbonë (3-0) ora 18:45
Real Madrid-Mançester Siti (3-2) ora 21:00
PSZH-Brest (3-0) ora 21:00
PSV Aind’hoven-Juventus (1-2) ora 21:00