LajmeMaqedoni

Mexhiti: Brenda 1 viti do të bëjmë aq punësime të shqiptarëve, sa kanë bërë ata brenda 8 viteve

Zëvendëskryeministri i parë, njëherë kreu i LD-së, Izet Mexhiti ka dhënë një premtim për punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike. Gjatë një aktiviteti partiak në Shuto Orizare, Mexhiti theksoi se brenda një viti qeveria do të realizojë më shumë punësime sesa janë bërë gjatë dy mandateve të kaluara nga subjektet tjera politike shqiptare.

“Për çështjen e punësimeve do të bëjmë brenda një viti aq punësime sa kanë bërë ata brenda dy mandateve, 8 vite në qeveri. Pra, do të bëhen qindra e qindra, mos të them 2-3 mijë shqiptarë në administratën shtetërore, publike dhe gjithandej ku ka nevojë për t’i ripërtërirë ato vende pune, duke eliminuar një pengesë dhe një problem të qytetarëve tanë, që të mos ikin jashtë vendit, që të mos e shohin perspektivën e tyre jashtë vendit”, deklaroi Mexhiti.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button