
E ardhmja e Karlo Ançelotit në Real Madrid është e pasigurt, me spekulimet në rritje për largimin e tij në fund të sezonit. Kontrata e trajnerit italian skadon në fund të sezonit dhe mediat e ndryshme në Spanjë dhe Itali kanë raportuar se ai mund të largohet.
Sipas “Real Madrid Confidencial”, AC Milan është i hapur për të mirëpritur Ancelottin të rikthehet në “San Siro”.
Klubi italian e sheh atë si një kandidat kryesor nëse ai vendos të mos vazhdojë karrierën në Spanjë. Ançeloti gjithmonë ka thënë se Real Madrid do të ishte puna e tij e fundit, por interesi për të mbetet i fortë.
Krahas Milanit, kombëtarja braziliane dhe klubet nga Arabia Saudite janë gjithashtu të prirur për ta siguruar atë. Milani e sheh Ançelotin si një zgjedhje ideale për shkak të historisë së tij me klubin si lojtar dhe si menaxher. Megjithatë 65-vjeçari nuk ka marrë ende një vendim, por mundësia e rikthimit në Itali mbetet e hapur.