
Fjala është për deputeten e grupit “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk mund të ndalet”, transmeton Telegrafi.
Branbiq ka akuzuar opozitën duke e mbajtur përgjegjëse për gjendjen e Obradoviqit, e cila u sëmurë derisa u godit me shok bombë dhe gaz lotsjellës.
“Për shkakun tuaj, ajo po lufton për jetë – ju nuk jeni njerëz”, u tha Brnabiq deputetëve të opozitës – duke bërë thirrje disa herë që të vazhdohet puna në Parlament.
Ndryshe sot në Parlamentin e Serbisë, eskaloi situata kur deputetët filluan të hedhin shishe, vezë, shkopinj, e bombola gazi si dhe shok bomba.