LajmeMaqedoni

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë më vranësira të ndryshueshme dhe  me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriro. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, (mbi 15 l/m2 në një kohë të shkurtër) dhe me erë të fortë. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 18 gradë.

Në Gostivar moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë Celsiusë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk