
Në llogaritë e pensionistëve sot do të derdhen edhe 2500 denarë shtesë. Kjo është rritja e dytë lineare. Rritja e parë ishte në shtator të vitit të kaluar, e cila gjithashtu ishte 2500 denarë.
Këshilli Fiskal tashmë ka vlerësuar se shteti shpenzon shumë para për pensionet. Ata rekomandojnë që këto kosto të reduktohen nën 30 për qind të buxhetit. Përndryshe, thesari i shtetit do të bëhet i paqëndrueshëm në planin afatgjatë.
LSDM-ja paraprakisht kishte kritikuar këtë masë të qeverisë për harmonizimin e pensioneve, me arsyetimin se qeveria aktuale është duke manipuluar, sepse siç thonë për katër vite pensionistët do ta kishin të njëjtën rritje ndërsa pushteti atë rritje do ta jepte njëherësh.