LajmeMaqedoni

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor 2025-20256

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor2025/26 realizohet deri në përmbyllje të muajit Maj. Në klasë të parë mund të regjistrohen të gjithë fëmijët të cilët deri më 31 dhjetor 2025 mbushin 6 vjet. Dokumentet e nevojshme për regjistrimin janë: çertifikata e lindjes e kopjuar, vërtetim për vaksinat e pranuara, vërtetim nga stomatologu, vërtetim nga oftalmologu, letërnjoftimi i prindit ose kujdestarit ndërsa për klasat në mësim të tërëditor të dy prindërit duhet të dorëzojnë vërtetim nga puna. Për fëmijët me nevoja të veçanta nevojitet edhe mendim nga komisioni për vlerësimin e fëmijëve dhe të rinjëve për mbështetje shtesë arsimore, sociale dhe shëndetësore sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk