LajmeMaqedoni

Azir Aliu do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, ky është propozimi i Vlenit i koordinuar me Mickoskin e VMRO-së

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe pjesë e Vlen-it, Izet Mexiti, deklaroi para takimit të koalicionit se Azir Aliu do të propozohet për Ministër të Shëndetësisë.

Ai shton se Arben Fetai do të mbetet Zëvendëskryeministër i Qeverisë për Qeverisje të Mirë.

“Udhëheqja e Vlen-it ka miratuar që Arben Fetai të mbetet Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërsa Azir Aliu do të propozohet si Ministër i Shëndetësisë, ndërsa pozicionet e tjera do të vendosen në ditët në vijim”, tha Mexhiti.

Azir Aliu ka lindur më 15 prill 1976 në Gostivar. Ai është i diplomuar në Inxhinieri Elektrike. Ai u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku mori edhe diplomën master në inxhinieri elektrike. Ai vazhdoi interesin e tij për shkencën në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku mori doktoraturën në shkenca kompjuterike.

Përvoja e tij në mësimdhënie është e fokusuar në: Inteligjencën Artificiale; arkitektura e sistemeve kompjuterike; gjuhë formale dhe automata; analiza e të dhënave; Aliu gjithashtu ka përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve dhe punën kërkimore shkencore në vend dhe jashtë vendit.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk