LajmeRajon

Limaj: Me Konjufcën kam pirë kafe dy ditë më parë, pres të takohem edhe me Abdixhikun

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur sërish para mediave para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit.

Limaj ka thënë se dy ditë më parë është takuar me deputetin e LVV-së Glauk Konjufca.

“Duhet një marrëveshje politike që gjërat të shkojnë në rrugën e duhur. Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe. Ashtu siç kam thënë,unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Nuk jemi takuar dhe nuk kam ftesë. Kem pi kafe me Glaukun para dy dite. Është mëse normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet… kemi fol edhe për të gjitha temat, edhe si të vim deri te një marrëveshje”, tha Limaj.

Limaj u shpreh se edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të zhvillojë një takim në ditët në vazhdim.

“E kemi lënë të takohemi të bashkëbisedojmë edhe me kryetarin e LDK-së. Besoj që do të takohemi në ditët në vazhdim”, theksoi kryetari i NISMA-s. /Telegrafi/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk