
Shaban Sallmani është emëruar Kryeshef i Departmentit për Punë të Brendshme në Gostivar, siç është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.Në fjelën e tij drejtuar qytetarëve dhe kolegëve,Sallmani theksoi ndjenjën e përgjegjësisë dhe përkushtimin në këtë detyrë të rëndësishme për sigurinë publike dhe mirëqenien e komunitetit.
Ai premton transparence, profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës,duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për ndërtimin e një policie të besueshme dhe në shërbim të tyre.
Sallmani ka një karrierë mbi 20-vjeçare në sektorin sigurisë dhe ka ushtruar funksione kyçe në kuadër të MPB-së,duke marrë pjesë në trajnime brenda dhe jashtë vendit.
Ky emërim vjen pas dorëheqjës së Abdi Bilallit ,I cili u largua nga funksioni pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për dalje nga qeveria.



