LajmeRajon

Qeveria në detyrë emëron disa drejtorë të rinj dhe miraton vendime për projekte kapitale

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar disa persona në pozita të larta drejtuese.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në adresimin e tij, tha se këto procese nuk janë të reja, por po i përmbyll ato që kanë nisur para se qeveria të kalojë në dorëheqje.

“Sot do të marrim vendime për emërime në pozita ta larta drejtuese si dhe për formimin e komisioneve ad-hock apo komisioneve të përkohshme me qëllim përmbylljen e proceseve rekrutuese, të gjitha këto të filluara para datës 22 mars 2025, kur qeveria jona ka kaluar në qeveri në dorëheqje. Në këtë rast me këto vendime nuk po fillojmë procese të reja, por vetëm po i përmbyllim ato që kemi nisur e janë zhvilluar gjatë mandatit tonë të rregullt”, ka deklaruar Kurti.

Në mbledhjen e sotme Qeveria në detyrë e ka emëruar Fikrije Zymberi, drejtoresh ekzekutive të Agjencisë për arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin për të rritur, ndërsa Besa Bytyqi-Baraliu u emërua drejtoresh e përgjithshëm i Inspektoratit të arsimit.

Ekzekutivi në detyrë sot emëroi drejtoreshë ekzekutive në Agjencisë së Meteorologjisë së Kosovës, Sebahate Dushani-Ibrahimi.

Kurse, Labinot Zeqiri është emëruar kryeinspektor i Inspektoratit qendror shëndetësor.

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar edhe Komisionin Ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: drejtor ekzekutiv në agjencinë qendrore të prokurimit dhe drejtorit ekzekutivit në Thesarin e Kosovës.

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka ndarë mbi 20 mijë e 700 euro për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Kosovës për vitin 2025 në Qendrën Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjat me seli në Shkup.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk