LajmeSport

Tenis, pas 5 orësh lojë, Alkaraz mund Sinerin

Pas 5 orë e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Karlos Alkaraz mundi në finale italianin Janik Siner, duke u shpallur kampion për të dytin vit radhazi në grand slam-in e Roland Garros.

Ishte fitore me përmbysje për spanjollin Alkaraz, që arriti të rikuperojë disavantazhin pas dy seteve të para. Kjo ishte finalja më e gjatë e luajtur në historinë e turneut Roland Garos dhe protagonistë të saj janë dy yjet e rinj të këtij sporti, që kanë fituar 5 grand slam-et e fundit. Mes tyre 3 janë të fituar nga tenisti spanjoll dhe 2 nga ai italian. Kujtojmë se Karlos Alkarazin ky është triumfi i pestë në karrierë në një grand slam dhe i dyti në Paris. /Alsat.mk

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk