LajmeRajon

Behrami tha se Osmani vazhdoi mandantin e EULEX-it dhe të Gjykatës Speciale, reagon Presidenca

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka drejtuar akuza ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, rrjedhimisht edhe Gjykatës Speciale.

Behrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Osmani këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare dhe pa debati publik.

“SKANDALOZE: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes shkëmbimit të letrave me BE-në ka vazhduar mandatin e EULEX-it, rrjedhimisht edhe të Gjykatës Speciale në Kosovë. Këtë e ka bërë në mënyrë tinëzare, pa debat publik, në mënyrë të fshehtë”.

Tutje ai ka thënë se Osmani po e fsheh përmbajtjen.

“Vazhdimi i misionit të EULEX-it, pas padrejtësive në Gjykatën Speciale e pa debat, është skandaloz. Presidentja është dashur të negociojë vazhdimin e mandatit, të paktën me kusht që EULEX të marrë përsipër garancitë që kërkon Gjykata Speciale  për lirim nga paraburgimi dhe mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së. EULEX është mekanizmi kryesor i Gjykatës Speciale në Kosovë”, ka shkruar Behrami.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk