
Të dhënat e Bankës Qendrore të Shqipërisë, tregojnë se të ardhurat e mërgimtarëve, në periudhën janar-mars, kanë shënuar rritje prej katër për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara në bilancin e pagesave të bankës të ardhurat nga devizat e mërgimtarëve në këtë periudhë arritën 251 milionë euro ose nëntë milionë më shumë në raport me periudhën e krahasuar.
Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja udhëheqin si vende prej të cilave vijnë të ardhura më të mëdha për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në këto vende.
Banka vërejti se nivelet e larta të remitancave, shpenzimet turistike dhe investimet e huaja direkte janë faktorët kryesorë për fuqizimin e valutës shqiptare – lekë, në raport me valutat e huaja në tërësi, veçanërisht euro, vlera e të cilës sot është 98,4 lekë.
Vitin e kaluar remitancat ishin mbi një miliardë euro, që janë më të larta për 115 milionë në krahasim me vitin 2023.



