LajmeMaqedoni

MPJ apelon: Shtetasit e Maqedonisë në Izrael dhe Iran të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet

Në lidhje me informacionet për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë mes Izraelit dhe Iranit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon te të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit të ndjekin portalet kombëtare për raste emergjente dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve tanë të përmbahen nga çdo udhëtim drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

“Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin hapësira ajrore mbi Izraelin dhe Iranin është e mbyllur, ashtu si edhe aeroportet në Tel Aviv dhe Teheran, pa ndonjë njoftim konkret për rifillimin e trafikut ajror të rregullt”, thonë nga MPJ.

I kujtojmë qytetarët tanë se, në rast nevoje për ndihmë, mund të kontaktojnë në kontaktet e mëposhtme:

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv:

Tel: +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546

E-mail: [email protected]

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme:

Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736

E-mail: [email protected]

“Njoftojmë se brenda Ministrisë është formuar një shtab krize i cili po e ndjek vazhdimisht situatën dhe do ta informojë opinionin publik në kohë për të gjitha zhvillimet e reja” thonë nga MPJ.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk