
Ish presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës “arrest në burg”.
Kërkesa është dorëzuar nga avokati i tij Kujtim Cakrani ditën e kaluar.
Cakrani i kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha “po është e vërtetë, ka dorëzuar të enjten kërkesën për verifikim kushtesh dhe zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë”.
Duke iu referuar burimeve pranë gjykatës së posaçme se ish presidenti Meta nuk ka dorëzuar ende kërkesë për kundërshtimin e zgjatjes së afateve hetimore, të cilat sipas Spak zgjaten për shkak të disa veprimeve hetimore që po kryhen ende
Sidoqoftë Ilir Metës i janë komunikuar akuzat e së bashku me të edhe ish bashkëshortes Monika Kryemadhi, një veprim qe është kryer për të mos djegur afatet hetimore.



