LajmeMaqedoni

Mickoski për realizimin e autostradave: Pres rritje tetëfish në tremujorin e tretë dhe të katërt

Për ritmin e ndërtimeve të autostradave u pyet sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Kryeministri thotë se aktualisht po punohet me intensitet katër herë më të madh sesa në të kaluarën.

“Gostivar-Bukojçan këtu kemi front të hapur më të madh dhe i shihni kur lëvizni nga Gostivari drejt Strazhës se tashmë janë gati. Traseja është hapur në pjesën më të madhe dhe punët po ecin me dinamikë solide. Kishte një pengesë objektive, disa lokalitete me gjetje antike, po edhe kjo u kalua dhe u zgjidh. Pres edhe këtu të kemi realizim shumë të madh. Përndryshe në 4 muajt e parë realizimi i autostradave, krahasuar me vitin e kaluar, është katër herë më i madh, por pres të jetë tetë herë më i lartë në tremujorin e tretë dhe të katër. Në fazë parakulaifikimi është edhe Bukojçan-Kërçovë, edhe këtu e lëvizën procesin. Tetovë-Gostivar po ashtu është hapur front më i madh në rreth 10-15 km, edhe në aspketin pronësor-juridik dhe traseja është hapur”, pohoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk