
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se përmirësimi i ndjeshëm i cilësisë së ajrit në Shkup mund të arrihet me realizimin e tre projekteve kyçe, si vendosja e trenit urban, autobusët e rinj dhe vendosja e tramvajit.
Nikolloski në këtë drejtim tha se qeveria po punon në këtë drejtim.
“Për versionin më të vogël të projektit të trenit urban po punojmë me mjete vetanake, ndërsa versioni i madh do të jetë pjesë e të ashtuquajturit ‘projekt britanik’. Pra, pjesë e hekurudhës së shpejtë do të jetë edhe treni i madh urban për Shkupin. Sa i përket projektit të dytë, ndërrimit të autobusëve, po e them ekskluzivisht – është shpallur thirrja për furnizimin me 120 autobusë ekologjikë, nga të cilët 80 do të jenë për Shkupin. Dhe gjëja e tretë që i duhet patjetër Shkupit është tramvaji…Nëse i realizojmë këto tre gjëra, mendoj se pjesa më e madhe e ndotjes nga automjetet do të reduktohet. Burimi i dytë i ndotjes ka të bëjë me ngrohjen – për këtë, kryeministri tashmë ka paralajmëruar një agjendë më ambicioze, me të cilën do të përpiqemi të sjellim ngrohje qendrore në pjesën më të madhe të amvisërive”, theksoi Nikolloski.



