LajmeRajon

Bullgaria kalon në Euro! BE konfirmon hyrjen në eurozonë

Bullgaria do të kalojë në përdorimin e euros më 1 janar 2026. Vendimi u miratua nga liderët e Bashkimit Europian gjatë samitit të zhvilluar në Bruksel, duke i hapur rrugë këtij vendi të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Ky është një hap i madh për ekonominë bullgare, e cila, ndonëse mbetet ndër vendet me të ardhura më të ulëta për frymë në BE, ka shënuar rritje të qëndrueshme dhe ka përmbushur kriteret për pranimin në eurozonë. Vendimi pritet të konfirmohet edhe nga Parlamenti Europian dhe Banka Qendrore Europiane, por këto procedura janë kryesisht formale. Megjithatë, procesi është shoqëruar me protesta në disa qytete të Bullgarisë, për shkak të shqetësimeve për rritje të çmimeve pas futjes së euros.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk