
Më 27 qershor, gjatë kontrolleve të shtuara rrugore,SPB Tetovë ka evidentuar mbi 170 shkelje të rregullave të trafikut në Tetovë dhe Gostivar.
Janë gjobitur 22 shoferë për parkim të parregullt dhe janë larguar 12 automjete me karrotrec.Po,ashtu u regjistruan 136 kundërvajtje të tjera,që përfshijnë shpejtësi të tejkaluar,përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit dhe shkelje të tjera të ndryshme.
Policia paralajmëron kontrolle të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në komunikacion



