
Komuna e Gostivarit ka vendosur të zgjasë për dy orë orarin e punës për gastronominë gjatë muajve të verës konkretisht në korrik dhe gusht. Propozimi u paraqit në Këshillin Komunal dhe u miratua nga këshilltarët.
Sipas vendimit ,gastronomëve do t’u lejohet të punojnë më gjatë për dy muajt e lartëpërmendura. Kryetari I Këshillit Komunal ,Namik Durmishi ,theksoi se kjo kërkesë erdhi nga vetë gastronomët.



