LajmeSport

Kompletohet kuadri i çerekfinaleve, datat dhe përballjet e radhës në Botërorin e Klubeve

Botërori për Klube 2025 ka arritur në fazën e çerekfinaleve. Me fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit dhe të Borussia Dortmundit ndaj Monterrey është kompletuar edhe pjesa e djathtë e shortit. Në pjesën e majtë ndodhen Palmeiras-Chelsea dhe Fluminense, që eliminoi Interin, përballë Al Hilal të Simone Inzaghit, i cili vjen nga një sukses i madh ndaj Manchester City. Ndërkohë, në pjesën e djathtë, spikat supersfida europiane mes PSG-së dhe Bayern Munich.

BOTËRORI PËR KLUBE, REZULTATET E 1/8 FINALE

Palmeiras – Botafogo 1-0

Benfica – Chelsea 1-4

Inter – Fluminense 0-2

Manchester City – Al Hilal 3-4

PSG – Inter Miami 1-4

Flamengo – Bayern Munich 2-4

Borussia Dortmund – Monterrey 2-1

Real Madrid – Juventus 1-0

BOTËRORI PËR KLUBE, ÇEREKFINALET

Fluminense – Al Hilal (e premte, 4 korrik, ora 21:00 në “Camping World Stadium, Orlando)

Palmeiras – Chelsea (e shtunë, 5 korrik, ora 03:00 në “Lincoln Financial Field”, Philadelphia)

PSG – Bayern Munich (e shtunë, 5 korrik, ora 18:00 në “Mercedes-Benz Stadium”, Atlanta)

Borussia Dortmund – Real Madrid (e shtunë, 5 korrik, ora 22:00 në “MetLife Stadium”, East Rutherford)

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk