LajmeMaqedoni

Skender Rexhepi: Vendimi i Kushtetueses nuk i prek të dhënat e përgjithshme të regjistrimit

Deputeti i Frontit Europian, Skender Rexhepi-Zejdi, ka reaguar në një konferencë për shtyp pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetueser që shfuqizon metodologjinë e regjistrimit të popullsisë që bënte ndarjen mes rezidentëve dhe jorezidentëve.

Zejdi theksoi se kërkesa për heqjen e kësaj ndarjeje ka ardhur nga vetë Fronti Europian,dhe se falë kësaj inciative, është arritur të largohet kategorizimi që i ndante qytetarët në rezidentë dhe jorezidentë.Ai gjithashtu garantoi se të dhënat e përgjithshme nuk janë prekur dhe kanë mbetur ashtu siç kanë qenë,sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk