LajmeMaqedoni

Kasami: 100 trotinetë elektrikë të rinj në rrugët e Tetovës

Kasami: Tetova nis me 100 trotinetë elektrikë – vetëm 6 denarë për minutë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë me qira, të dedikuar për relacione të shkurtra brenda qytetit.

✅ Çmimi: 6 denarë për minut
✅ Mosha minimale: 13 vjeç
✅ Shpejtësia maksimale: 25 km/h
✅ Pajisje të detyrueshme: helmetë dhe jelek reflektues në kushte specifike
❌ Të ndaluara: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni dhe transporti i sendeve

“Me vetëm një aplikacion, qytetarët mund të lëvizin lirshëm dhe në mënyrë të sigurt. Siguria është prioritet,” theksoi Kasami. (INA)

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk