LajmeSport

Vlahovic i thotë “Po” Allegrit, në Itali “ndezin” rivalitetin me Conte-n

Në Serie A, pasi u zgjidhën dilemat e mëdha në lidhje me pankinat e klubeve, është koha për të “peshkuar” në treg, për të përforcuar ekipet. Një nga emrat më të rëndësishëm, më të lakuarit është Dusan Vlahovic, kjo pasi “bomberi” serb po mban “peng” merkaton e “Zonjës së Vjetër” dhe jo vetëm. Fakt është që Juve kërkon të lirohet nga Vlahovic, nuk bën pjesë në planet e klubit, por vlera e tij e kartonit dhe paga e lartë ka bërë që për Vlahovic të mungojnë ofertat serioze, oferta nga ekipe të rëndësishme Evropiane, pasi jashtë kontinentit të vjetër janë disa klube që kërkojnë shërbimet e tij, një prej tyre është edhe Al Hilal i Simone Inzaghi-t.

Ish trajneri i Inter kërkon një qendërsulmues për sezonin e ri, kjo si një alternativë nëse nuk realizohet transferimi i Victor Osimhen. Al Hilal është gati t’i plotësojë kërkesat e Vlahovic, janë gati t’i ofrojnë më shumë se 10 milionë euro në sezon, aq sa përfiton tek Juventus. Problem në këtë pikë është përfshija e Milanit në negociata. Allegri është një admirues i Vlahovic, ndërsa së fundmi pro një transferimi në Milano është edhe vetë lojtari.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk