
Moti sot do jetë me diell dhe pak më freskët me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.
Në Gostivar, moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.
Nga e shtuna, do të vijë një periudhë moti me diell dhe shumë të ngrohtë me rritje të temperaturave ditore.



