LajmeMaqedoni

Mickoski për shportën minimale: Do të propozojë të ketë pesë kategori, një çift i ri nuk i ka nevojat e njëjta sikur pensionistët

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot është pyetur në lidhje me shportën minimale, e cila në muajin korrik ka arritur në 65.328 denarë. Mickoski tha se do të ketë mbledhje të Këshillit Ekonomiko-Social, në të cilën ai do të propozojë të ndryshohet llogaritja e shportës minimale.

Mickoski tha se do të propozojë të ketë pesë segmente të harxhimeve minimale, e cila do të përfshijë kategori të ndryshme të qytetarëve.

“Mendoj se duhet të ndahet në 5 segmente. Shporta e konsumit për person të vetëm, shporta sindikale për çift të ri, për familje tre anëtarësh, për familje katër anëtarësh dhe shportë e konsumit për pensionistë. Mendoj se në të ardhmen duhet të përfshijmë analizë të pesë shportave të konsumit, sepse nevojat e njerëzve janë sipas moshës kuptohet, por gjithashtu nevojat e njerëzve janë në varësi të numrit, sesi është e përbërë një bashkësi”.

“Ky do të jetë propozimi im, të cilin e kam marrë edhe nga bashkësia e akademikëve. Nevojat e një çifti pensionistësh nuk janë të njëjta si një çift i ri martesor, ose të një familje 3-4 anëtarëshe dhe një personi të vetëm. Vetëm me më shumë analiza mund të vijmë në rezultate më të mira”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk