
Shkupi sot shënon 62 vjetorin e tërmteti katastrofik që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën 1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar.
Në Muzeun e qytetit të Shkupit në orën 20:00, në nderim dhe përkujtim të viktimave të tërmetit katastrofik, që para 63 vitesh e la qytetin në rrënoja, do të hapet ekspozita “Shkupi gjatë tërmetit dhe më pas”.
Ekspozita do të jetë me karakter të përhershëm i disponueshëm për çdo vizitor të muzeut. Qyteti, si çdo vit më parë, kujton tërmetin katastrofik të vitit 1963 që e ndryshoi atë përgjithmonë.
Tërmeti i Shkupit në vitin 1963 është i njohur si një nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe një mundësi për botën të tregojë solidaritet dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e komunitetit.
Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim, ndërsa Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihmë afatgjate për qytetin e rrënuar.
Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e Përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup ku më 27 shtator, Asamblea e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.
Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit. Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e Përgjithshme i ka dëgjuar fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në analet e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.



